Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, u shpreh se “nëse dikush do të ndërhynte për ta rrëzuar Enver Hoxhën, do të kishte qenë shpëtimtar për ne”. Duke folur në “Off the Record” nga Andrea Danglli për konfliktin SHBA-Iran, Bumçi bëri një paralelizëm mes regjimeve: “Devijimi te Palestina për të mbrojtur Iranin nuk shkon. Nuk mund të përdorësh Palestinën për të mbrojtur Iranin. Nëse vret 30 mijë qytetarë të vendit tënd në një muaj, nuk je i ndjeshëm për palestinezët. Nëse vret iranianët, si qenke i ndjeshëm për palestinezët? Ne kemi kaluar diktaturën e Enver Hoxhës. Dhe nëse dikush do të ndërhynte për ta rrëzuar, do të kishte qenë shpëtimtar për ne. Sepse ne e vuajtëm atë diktaturë”. “Tani, iranianët janë ngritur në një seri protestash për...