Brukseli rrëzon propagandën e qeverisë shqiptare në ditën “historike” të zgjerimit për në BE, Komisionerja Kos…
Ndërsa Bashkimi Europian e cilësoi këtë të hënë si një “Mega Monday” për procesin e zgjerimit, në deklaratën e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, mungonte një emër që deri pak muaj më parë konsiderohej ndër vendet më të avancuara të rajonit, Shqipëria. Kos njoftoi hapjen e grupkapitullit 1 për Ukrainën dhe Moldavinë, përshëndeti progresin e Malit të Zi dhe la të kuptohet se Podgorica mund të arrijë vijën e finishit të negociatave gjatë presidencës irlandeze të BE-së. Por në asnjë moment nuk përmendi Shqipërinë. “Sot do të jetë vërtet një ditë e madhe, një “Mega Monday”, për procesin e zgjerimit. Së pari, Ukraina dhe Moldavia do të hedhin hapin më të madh që nga marrja e statusit të vendit kandidat në vitin 2023. Më në...
Burimi:
sot.com.al