Brisida Shehaj i përgjigjet Ramës për gjyqin: Do më kesh përballë, asnjë hap pas
Pas publikimit të lajmit mbi vendimin e gjykatës në favor të kryeministrit Edi Rama në çështjen ndaj saj për shpifje, Brisida Shehaj ka reaguar me një deklaratë të gjatë dhe të ashpër publike. Ish-drejtoresha e Tatimeve akuzon Ramën për propagandë, kontroll mbi drejtësinë dhe përdorim të pushtetit kundër fjalës së lirë, ndërsa thekson se beteja ligjore nuk ka përfunduar, pasi çështja ndodhet ende në apel. Në reagimin e saj, Shehaj deklaron se akuzat e ngritura prej saj ndaj qeverisë lidhen me korrupsionin, taksën e naftës, bordin e transparencës dhe abuzimin me fondet publike, duke shtuar se koha ka provuar se ato që u cilësuan “shpifje” janë denoncime të mbështetura mbi fakte. Ajo e cilëson “triumfin” e shpallur nga kryeministri si shenjë pasigurie politike dhe shprehet...
Burimi:
syri.net