Bravald Xhafka: Berisha më përjashtoi nga gara për shkak të besimit tim fetar!

Bravald Xhafka: Berisha më përjashtoi nga gara për shkak të besimit tim fetar!

Sali Berisha përjashtoi nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravald Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ. Duke folur në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN, Xhafka pretendon se është përjashtuar vetëm për shkak të besimit të tij fetar. Ai thotë se e ka telefonuar Flamur Noka, duke i thënë se PD-së i duhet një balance fetare në qytetin e Korçës. Xhafka thekson se Partia Demokratike nuk po funksionon më si institucion dhe vendimet nuk po komunikohen në mënyrë zyrtare. “Jam përjashtuar nga gara për arsye të besimit fetar, me argumentin e balances fetare. Sipas drejtuesve të PD-së Korçës i nevojitej një balancë fetare, dhe unë meqenëse jam i besimit mysliman s’do jem pjesë e garës! E gjithë qytetaria...