“Braktisi Parlamentin”, Salianji: Berisha i vendosur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës
Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha. Ai ka akuzuar Berishën se po i shërben interesave të kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur opozita, sipas tij, duhet të ishte më e bashkuar dhe më aktive përballë qeverisë. Ditën e sotme, Partia Demokratike vendosi të bojkotonte seancën plenare dhe nuk shkoi në Kuvend, me pretendimin se mazhoranca refuzon të përfshijë në rendin e ditës katër projektligje të propozuara nga opozita, të cilat sipas tyre përfaqësojnë edhe kërkesat e protestuesve. Salianji akuzon Berishën se ka zgjedhur t’i shërbejë Edi Ramës dhe për këtë aryse ka braktisur Parlamentin. Salianji: Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qytetarët protestojnë përballë Parlamentit, në vend që...
Burimi:
vizionplus.tv