Braktisi grupin e PS, Neo Malësorja sfidë Ramës: Shpërnda parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Braktisi grupin e PS, Neo Malësorja sfidë Ramës: Shpërnda parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Deputetja Marjana Koçeku, e cila ditën e diel njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Koçeku ka sfiduar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që nëse është I bindur për mbështetjen politike dhe për shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajë Parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton...