Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht, në PS ka luftë të brendshme

Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht, në PS ka luftë të brendshme

Erion Braçe ka pranuar mbrëmjen e sotme se, në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht.  Deklaratat Braçe i ka bërë në 'Erla Now'. Braçe: I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem...