Bordi i Transparencës rrit naftën, Rama: Çmimet mbikëqyren, nuk vendosen arbitrarisht

Bordi i Transparencës rrit naftën, Rama: Çmimet mbikëqyren, nuk vendosen arbitrarisht

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë javë podcastin e tij “Flasim” duke folur për ngritjen e Bordit të Transparencës dhe rolin e tij në uljen e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Bordi ka për detyrë të parandalojë abuzimet dhe të monitorojë lëvizjen e çmimeve. “Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht dhe nuk e ul çmimin duke rrezikuar kapacitetet e furnizimit. Ai thjesht mbikëqyr lëvizjet e çmimit dhe nuk lejon që operatorët të abuzojnë me konsumatorët. Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të mbajë nën vëmendje çdo shkelje të vendimit. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët,” tha Rama....