Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi, territori nuk është thjesht tokë por identitet dhe pushtet

Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi, territori nuk është thjesht tokë por identitet dhe pushtet

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi, deklaroi nga Durrësi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar, duke theksuar se nevoja për një reformë të re buron nga problemet që, sipas tij, modeli aktual ka krijuar në përfaqësim, shërbime dhe zhvillim territorial. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se territori nuk mund të shihet thjesht si një ndarje administrative apo si tokë, por si identitet, përfaqësim dhe pushtet për komunitetet lokale. Ai kritikoi mungesën e dëgjesave publike reale, duke argumentuar se qytetarët janë përjashtuar nga vendimmarrjet për projekte të rëndësishme lokale. Sipas tij, kjo ka sjellë konflikte dhe vendimmarrje të njëanshme në çështje madhore për Durrësin. ‘Po të kishte dëgjesa publike reale, Porti i Durrësit do të...