Blushi: Qeveri narko-shtet që bllokon integrimin europian, ministrat në luks ndërsa populli vuan për bukën e gojës
Blushi: Qeveri narko-shtet që bllokon integrimin europian, ministrat në luks ndërsa populli vuan për bukën e gojës Nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “narko-qeveri” dhe përgjegjësen e vetme për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai theksoi se ngecja nuk vjen nga opozita apo qytetarët, por nga modeli i korruptuar dhe kriminal i sundimit që qeveris vendin. Blushi akuzoi qeverinë për përhapje korrupsioni në çdo hallkë të shtetit, për shkrirjen e partisë me shtetin dhe për ndërtimin e një “narko-shteti”. Blushi tregoi kontrastin mes luksit të zyrtarëve dhe vështirësive ekonomike të qytetarëve, duke përmendur se ministrat jetojnë në luks ndërsa populli numëron lekët...
Burimi:
sot.com.al