Blushi: Kushtetuesja ose Gjykata e McGonigalit vulosi kapjen nga Edi Rama dhe konfirmoi komplotin kriminal kundër Ilir Metës
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën ‘McGonigal’. Në një deklaratë publike, Blushi e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese si politik dhe pretendon se ai përbën një tjetër mbështetje për qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses ka penguar të drejtën e opozitës për të hetuar një çështje që, sipas tij, lidhet me marrëdhënie korruptive dhe kriminale mes kryeministrit Rama dhe ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Deputeti i Partisë së Lirisë akuzon mazhorancën dhe institucionet e drejtësisë se po përpiqen të pengojnë zbardhjen e plotë të aferës, ndërsa thekson se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta shmangë...
Burimi:
syri.net