“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në komunizëm, porosia që i dha babai
Diplomati i karrierës, Gazmend Turdiu ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ai rrëfeu për mësimet dhe këshillat e hershme që ka marrë nga babai i tij, në një periudhë të vështirë, siç ishte diktatura komuniste në Shqipërinë e atyre viteve. “Kur isha në klasën e dytë fillore, im atë më dërgon në një kurs italishte. Babai dhe nëna kërkonin që të mësoja sa më shumë, të bëhesha sa më i aftë për të mundur të kapërceja ato mangësi që ne i kishim në familjen tonë për shkak të biografisë. Dhe një gjuhë e huaj është një “armë” në jetë. Ishte një mësuese e mrekullueshme. Ajo punonte si arsimtare në shkollën “Kosova”, por bënte kurse private...
Burimi:
vizionplus.tv