“Berisha zgjedh kundërshtarët”, Balliu sulmon garën për kreun e PD-së: Partia është marrë peng nga Saliu
Juristja Alesia Balliu, e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, u ka dërguar emaile 2 figurave me peshë në politikën europiane dhe ndërkombëtare, David McAllister dhe Tina Mercep, për atë që ajo e konsideron ‘farsa e 23 majit’. Balliu në email-et që u ka dërguar McAllister dhe Mercep, ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke pretenduar se formacioni politik është “marrë peng” nga Sali Berisha dhe rrethi i tij politik. Mësohet se Balliu ka argumentuar se një forcë politike që aspiron të rikthehet në pushtet dhe të përfaqësojë standardet europiane, nuk mund të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ajo ka kërkuar vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë për atë që...
Burimi:
sot.com.al