Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit: Ramës e Ballukut i vajtën fjalën se nuk e mbronte zv.kryeministren në takimet që bënte
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe shkarkimin e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ndryshe nga Balluku, Spiropali nuk shprehej se ishte e pafajshme dhe sipas Berishës nuk mori përsipër të kishte Ramën avokatin e saj mbrojtës. “Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i Ballukut qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër. Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të...
Burimi:
top-channel.tv