Berisha takon kryeministrin e Kroacisë, integrimi në BE duhet të bazohet në meritë

Berisha takon kryeministrin e Kroacisë, integrimi në BE duhet të bazohet në meritë

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe te integrimi europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ky proces duhet të bazohet vetë, në meritë. Në takimin me Kryeministrin e Kroacisë Berisha foli për regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes në Shqipëri, mungesën e zgjedhjeve të lira si dhe për ndikimin e krimit të organizuar në proceset elektorale. Ndërkohë,  Kryeministri Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.