Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook dënoi atë që e quajti “përpjekje për përbaltje” të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së. “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj”, lexohet në postim, shkruan A2. Postimi i Sali Berishës: Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti më kryesor i krimit të organizuar pas Edi...
Burimi:
javanews.al