“Berisha s’ka asnjë shpresë për të sjellë partinë në pushtet”, Alesia Balliu: Po e mban PD me dhunë, duke e trajtuar si pronë private
Alesia Balliu akuzon Sali Berishën se po pengon garën brenda Partisë Demokratike nga frika e konkurrencës, ndërsa e cilëson drejtimin e tij si një proces që po dëmton jo vetëm demokratët, por edhe gjithë vendin dhe mbi të gjitha po i jep Edi Ramës garancinë e fitores në zgjedhjet e rradhës. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, ish-kandidatja për kreun e PD mbështeti gjithashtu padinë e ngritur në gjykatë nga Mereme Sela për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë. Sipas saj, kandidatët për kreun e PD nuk kanë kërkuar favore, por një proces të ndershëm dhe konkurrencë reale brenda partisë. Ajo e akuzoi Berishën se sulmon dhe shpif ndaj zërave ndryshe brenda partisë për shkak të frikës nga gara. “Nëse...
Burimi:
javanews.al