Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga krimi

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Ervin Salianjin se teksa vuante dënimin në burg është shitur te krimi i organizuar. “PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira. Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten”, tha Berisha në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në rrejtet sociale me ndjekësit e tij. “Tani nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë. Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit....