Berisha: Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb nga Edi Rama, është akt kundër shqiptarëve
Refuzimin për nënshkrimin e rezolutës për gjenocidin serb nga qeveria e Edi Ramës, kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson një akt kundër shqiptarëve. I pyetur nga bashkëbiseduesit në rrjetet sociale, Berisha tha se Edi Rama si një ‘pinjoll’ i familjes së Enver Hoxhës, nuk i njeh sakrificat e popullit të shqiptarëve të Kosovës, ndaj dhe për këtë arsye injoron gjenocidin. ‘Dhe pastaj thotë e vendi është i shenjtë, ky vetëm atdhe nuk ka. Ky është shndërruar në këto kohë, po të them me pyetni mua, nuk ka një armik më të egër Kosova se Edi Ramën, aq sa ç'ishte Enver Hoxha dhe më shumë’, theksoi Berisha. Bashkëbisedimi: Alban Tirana: Përshëndetje doktor Berisha, e drejta vonoi, por fitoi ndaj padrejtësisë sorosiane. Zoti Berisha, parlamenti me...
Burimi:
syri.net