Berisha reagon pas tensioneve në protestën para Kuvendit: Dhuna ndaj protestuesve është shenjë e arrogancës së pushtetit

Berisha reagon pas tensioneve në protestën para Kuvendit: Dhuna ndaj protestuesve është shenjë e arrogancës së pushtetit

Sali Berisha TIRANË-  Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së kësaj të marte para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha dënoi ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si "egërsi shtazore". Ai kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar nga policia. “Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen. Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo...