Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot, 12 maj, me akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me sistemin e prokurimeve publike në Shqipëri, duke deklaruar se transparenca ka pësuar rënie të fortë dhe se kompanitë europiane po përjashtohen nga tenderat publikë. “Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë. Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën”, tha Berisha. Në konferencë për mediat, Berisha argumentoi se të dhënat e publikuara nga organizata europiane Open Tender...