Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë
Monolog i mashtrimeve, i cilësoi Sali Berisha qëndrimet e kryeministrit Rama në podkastin e të dielës, duke u ndalur tek deklarata e Edi Ramës për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Greqinë brenda vitit. “Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë”, tha Berisha. Pa ironizuar nuk la edhe Paketën e Maleve, që e ka pagëzuar si Paketa e Mafies së Qeverisë. “U rikthye prapë tek paketa e mafies. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë,...
Burimi:
javanews.al