Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi dje ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shefi i qeverisë po e përjeton si “Vaterlonë personale”. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike. “Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij. Ky gjysmë i prishur nga protesta epike e gjysmë milionë shqiptarëve të...
Burimi:
sot.com.al