Berisha: Qëndresa është forca jonë më e madhe, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fitore

Berisha: Qëndresa është forca jonë më e madhe, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në ‘Foltore’ ka deklaruar se protesta dhe ‘qëndresa’ e shqiptarëve do të vazhdojë deri në arritjen e fitores, në këtë betejë politike kundër qeverisë. Berisha tha se protesta e fundit e mbajtur më 8 të muajit ka pasur ‘jehonë të jashtëzakonshme’ dhe është pasqyruar në mënyrë të gjerë nga mediat ndërkombëtare. Ai theksoi gjithashtu se protestat janë zhvilluar pa dhunë ndaj forcave të rendit, duke e quajtur ‘mosdhunën’ një parim kryesor të lëvizjes së tij. Sipas tij, në disa protesta janë përdorur mjete të tilla si fishekzjarrë, por pa incidente të rënda ndaj policisë. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Protesta e fundit e datës 8, kishte një jehonë të jashtëzakonshme. Dhe po e...