Berisha pranon shkeljen e statutit për publikimin e listës së kandidatëve të Këshillit pak orë para votimit: Ndodhi për shkak të degëve të PD
Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha foli për gazetarët, ku pranoi një shkelje në statut për shkak se pak para nisjes së procesit të votimit u zbuluan listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Z.Berisha, sa transparent mund të quhet procesi në kushtet kur lista e kandidatëve për Këshillin u publikua vetëm sot para nisjes së Kuvendit. A kanë patur kohë të mjaftueshme delegatët që të njihen me kandidaturat?Në tërësi janë kandidatura të propozuara nga degët. Kësaj here një specifikë e veçantë ka qenë se kandidaturat kanë ardhur nga degët dhe në qoftë se e vutë re ju, u votua sipas qarqeve. U votua… prandaj, domethënë, në këtë kuadër kandidaturat e tjera që nuk kanë ardhur nga degët, nuk janë të...
Burimi:
top-channel.tv