Berisha: Po të kishte zë, Shqipëria do të thërriste më shumë se kurrë shqiptarët që ta shpëtojnë nga këta hajna të shpifur

Berisha: Po të kishte zë, Shqipëria do të thërriste më shumë se kurrë shqiptarët që ta shpëtojnë nga këta hajna të shpifur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ndërsa akuzoi qeverinë për varfërimin e qytetarëve dhe shkatërrimin e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u ndal te gjendja e pensionistëve dhe bëri thirrje për reagim qytetar kundër asaj që e cilësoi si “regjim pa moral” që po rrënon të ardhmen e shqiptarëve. Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: Duke përfunduar, ju uroj të gjithëve ju që ndoqët, të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë ditën e Europës. Shpreh një mirënjohje të pakufijshme ndaj kombeve anëtare të Bashkimit Europian, institucioneve të këtij bashkimi për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Por theksoj se, kjo ditë na zënë ne në një udhëkryq të rrezikshëm. Theksoj dhe...