Berisha për Ramën: Mashtrues 2 km i gjatë, ka udhëtuar 140 herë me paratë e shtetit

Berisha për Ramën: Mashtrues 2 km i gjatë, ka udhëtuar 140 herë me paratë e shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, këtë të martë, 16 qershor, u ndal tek reagimi i kryeministrit, Edi Rama për vizitën e tij private në Zvicër. Rama sqaroi se ishte një vizitë e mbuluar nga ai dhe bashkëshortja e tij, pasi ishte një vizitë private, por kryedemokrati i cilësoi si mashtrime. Ai akuzoi kryeministrin për 140 udhëtime me paratë e shtetit. “Lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai thotë se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar kurrë për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues, jo 2 metra i gjatë, por 2 kilometra i gjatë. Nëse ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin, të analizojmë 140 udhëtime...