Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

Partia Demokratike mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, duke theksuar se terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, është një akt kriminal. Kështu deklaroi kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa shtoi se Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, sociologjik, apo dhe përgjegjësisë, vendosin t’i  rrëmbejnë prindërve fëmijën nga gjiri i tyre. ‘Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen’, u shpreh Berisha. Pyetje nga gazetarët: Klodiana Lala: Zoti Berisha, cila është përgjigja juaj ndaj zërave të cilët thonë publikisht, forca të reja politike, aktivistë apo eksponentë të tjerë, që Partia Demokratike është e kapur nga projekti i Zvërnecit dhe për këtë arsye nuk flet. Sali Berisha: Partia...