Berisha: Nuk ka ndodhur në 35 vite që kryeministri të mungojë kaq shumë në Kuvend
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për mosparaqitjen e tij në parlament dhe mosrespektimin e kërkesave të opozitës për interpelanca. “Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite: kreu i ekzekutivit, i tmerruar nga vetja e tij, nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve për krimet e rënda, për problematika madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë, shqiptarët rrokullisen çdo muaj e më shumë në varfëri. Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e “gripos” atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv. Dhe sepse aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Ku është djegësi i Tiranës, 130 milionë euro? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza,...
Burimi:
opinion.al