Berisha nga forumi i IDU: Integrimi duhet të bazohet në meritë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në forumin e IDU-s në Zagreb, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë tërësisht i bazuar në meritë, ndërsa identifikoi disa pengesa kryesore që, sipas tij, po e largojnë vendin nga ky objektiv. Ai falënderoi organizatorët e samitit dhe nënvizoi se mbështetja e shqiptarëve për integrimin në BE dhe NATO mbetet në nivelet më të larta. Megjithatë, ai argumentoi se procesi i integrimit është bërë i pasigurt dhe po zvarritet për shkak të faktorëve të brendshëm. “Sipas mendimit tim dhe të partisë sime, pasi flas në emër të opozitës, procesi i integrimit nënkupton më shumë të drejta të njeriut, më shumë liri për t’u garantuar qytetarëve tanë, funksionim të...
Burimi:
opinion.al