Berisha-nënkryetares së Kuvendit: Mos lëviz kronometrin se më zhduk minutat. Thirrje socialistëve: Mos pranoni të shkelmoni procesin e integrimit

Berisha-nënkryetares së Kuvendit: Mos lëviz kronometrin se më zhduk minutat. Thirrje socialistëve: Mos pranoni të shkelmoni procesin e integrimit

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje socialistëve që të mos shkelmojnë procesin e integrimit. Teksa ishte duke folur, ai iu drejtua nënkryetares së Kuvendit, Klodjana Spahiut duke i thënë ‘mos më lëviz kronometrin, se më zhduk minutat’, referuar kohës në dispozicion për të folur. “Mos e lëviz kronometrin se po zhduk minutat. Kronometrin mos e lëviz“, iu drejtua kreu i selisë blu nënkryetares Spahiu. “A e patë raportin? A e patë raportin? Se si thotë parlamenti është inekzistent pothuaj, në funksionet e tij. Ju po çoni drejt bllokimit të procesit të integrimit me këto qëndrime. Prandaj dhe një debat i thellë në parlament, për një qëndrim tërësisht rrënjësor. Po ju s’jeni të aftë. Ju nuk...