Berisha në takim me demokratët: Protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë!

Berisha në takim me demokratët: Protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë!

Dy ditë para protestës së opozitës kundër Kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD Sali Berisha takoi demokratët e njësisë numër 5 në Tiranë për t’i ftuar të punojnë për organizimin e tubimit të së premtes. Berisha u shpjegoi demokratëve se protestat e tyre për 6 muaj me radhë kanë treguar se vendi ka një opozitë e cila ka vendosur të reagojë kundër qeverisë. “Jemi në prag të një proteste jashtëzakonisht të rëndësishme. Jemi të lodhur, po, pa diskutim. Jemi të rraskapitur, po, nuk them se jo. Shtrojmë pyetjen: këto protesta çfarë po sjellin? Ah, këtu qëndrojmë. Këto protesta u bënë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën. Në qoftë se ne nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë”, tha Berisha....