Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re, rikthejmë votën e lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se pas Kuvendit Kombëtar, PD hyn në një etapë të re politike dhe organizative, e fokusuar te ripërtëritja, vizioni, modernizimi dhe organizimi i forcës opozitare. Në fjalën e tij para deputetëve, Berisha theksoi se këto katër shtylla duhet të shndërrohen në moton e përditshme të çdo drejtuesi, deputeti dhe anëtari të Partisë Demokratike, duke i konsideruar ato si rrugën e vetme për përmbushjen e misionit politik të opozitës. “Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re. Në një kohë të re, ku secili prej nesh duhet të përsërisë qindra herë në ditë fjalët: ripërtëritje, vizion, modernizim dhe organizim. Kilometri i fundit i maratonës sonë politike mund të përshkohet me sukses vetëm...
Burimi:
vizionplus.tv