Berisha në bashkëbisedim të hapur me qytetarët/ Njoftohet ‘Foltorja’ e PD, sot në orën 18:00 në Laprakë
Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:00, turi i ‘Foltores’ do të ndalet në Laprakë, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët. Bashkëbisedimi do të fokusohet në situatën politike në vend, problematikat që shqetësojnë qytetarët, si dhe qëndrimet e opozitës për zhvillimet aktuale. Qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe shqetësime, në një format komunikimi të hapur. Turi i “Foltores” vijon të zhvillohet në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e takimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të PD-së me qytetarët.
Burimi:
sot.com.al