Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai mban dhe postin e zëvendëspresidentit. Ai deklaroi se “narko-shteti i Edi Ramës” është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale. Kryedemokrati thotë se ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune, i cili siç thotë ai do të hetojë lidhjet e “karteleve të drogës me pushtetin” në Shqipëri. Organizata e Qendrës së Djathtë Demokrate zhvilloi në 13 korrik 2026, asamblenë e Përgjithshme në Bruksel. Fjala e plotë e Berishës: Zoti President,Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj ju dhe CDI-n për mbështetjen shumë të çmuar...
Burimi:
javanews.al