Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon pasditen e kësaj të hëne, më 27 prill, një mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj force politike. “Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo rizgjedhur në procesin zgjedhor, të bazuar në votën, vullnetin e anëtarëve të PD-së. Proces që bazohet në vlerat më themelore të vendimmarrjes demokratike, në dallim nga partia e krimit, në dallim nga organizata kriminale që udhëhiqet nga vrasës, trafikantë, plaçkitës, antishqiptarë të vërtetë. E cila nga viti 2009 gjer sot, nuk di se çdo të thotë më votë. E tëra e shtruar në funksion të një njeriu të cilit për të mos prishur gojën, por i shkon çdo epitet...
Burimi:
javanews.al