Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave të tyre

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave të tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka mbështetur protestën e qytetarëve, e cila hyri në ditën e 11-të mbrëmjen e djeshme. Berisha i kërkoi mazhorancës që Parlamenti të ketë në agjendë kërkesat e protestuesve dhe të punojnë për plotësimin e këtyre kërkesave. Berisha: Sot shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të katër anët e botës, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të dhjetëra mijëra të rinjve dhe të rejave që prej ditësh janë në një protestë epike, paqësore. Me kërkesa të drejta me të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri që konsideron shtetin dhe vendin si pronë personale. Ata janë të rinj shqiptarë, të cilët në protestën e tyre janë 100% të sinqertë....