Berisha: Mafia e fjalës së lirë glorifikon të keqen. ‘Top Tuneli’ bëri gjithçka për të nxjerrë të pastër ndrikullën e AKSHI-t

Berisha: Mafia e fjalës së lirë glorifikon të keqen. ‘Top Tuneli’ bëri gjithçka për të nxjerrë të pastër ndrikullën e AKSHI-t

Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministri, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha akuzoi mediat e kapura nga pushteti, si instrumente që glorifikojnë të keqen. Berisha akuzoi Top Channel-in se, me intevistën që i bëri Mirlinda Karçanajt, bëri gjithçcka për ta nxjerrë të pastër. ‘Mediet e qeverisë, që ushqehen dhe mbahen me paratë që vidhen nga taksat tuaja, dhe që janë shumëfishi i televizionit shtetëror, nga mëngjesi në darkë u fshehin shqiptarëve të vërtetat. Nga mëngjesi në darkë shpifin dhe trillojnë. Nga mëngjesi në darkë njësoj si në kohërat më të zeza të këtij vendi glorifikojnë të keqen. A e patë ndrikullën e AKSHI-t se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër, të pamoral, të pashpirt një zonjë të...