Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i PD i kërkon Ramës të largohet, shmang thirrjet që kërkojnë ndëshkimin e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kësaj të diele të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se protestat po ndikojnë negativisht në turizëm. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se kjo lëvizje qytetare do të arrijë qëllimin e saj, që sipas tij është largimi i kreut të qeverisë. “Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur. Do të realizojë plotësisht misionin e saj”, tha Berisha. Berisha theksoi se pjesë e protestës janë edhe shqiptarë që nuk jetojnë më në vend, pasi sipas tij janë detyruar të largohen. “Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj. Mbase 200 mijë qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për...
Burimi:
vizionplus.tv