Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28 shkurt. Në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike, Berisha shprehet se duke filluar nga nesër, do të nisë me përkushtim ‘betejën e ardhshme’. “Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj. Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën....