Berisha: Kryengritjet tona paqësore e kanë plagosur politikisht Ramën, për vdekje

Berisha: Kryengritjet tona paqësore e kanë plagosur politikisht Ramën, për vdekje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se protestat e opozitës e kanë “plagosur për vdekje” kryeministrin Edi Rama, pasi është tashmë personazh kryesor negativ, sipas tij, në mediat e huaja. “Kam kënaqësinë t’u konfirmoj se është pikërisht ky qëndrim, janë kryengritjet tona paqësore, ato të cilat e kanë bërë Edi Ramën delen e zezë të mediave ndërkombëtare. Sot, si për asnjë lider tjetër të Evropës, mediat e mëdha botërore kanë shpërthyer ndaj tij me epitete nga më të rëndat, duke e vlerësuar atë si një gangrenë që duhet të hiqet për vendin e tij”, tha Berisha në një komunikim online me qytetarët e tij. “Pra, çdo ditë, falë kryengritjes paqësore tuaj, mospajtimit tuaj me vendimet e tij, Edi Rama damkoset sa asnjë lider tjetër...