Berisha: Komunat minoritare duhen mbajtur, por nuk duhet të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, u shpreh se komunat minoritare duhet të respektohen dhe të mbahen, por sipas tij nuk duhet të anashkalohen zonat me shumicë shqiptare. Duke iu përgjigjur një pyetjeje për ruajtjen e Pustecit dhe Dropullit, ndërsa sipas tij nuk respektohen zona si Klosi, Prrenjasi, Poliçani apo Libohova, Berisha akuzoi qeverinë se po ndjek një politikë “anti-shqiptare”. FJALA E BERISHËS: Rubin Dashi: Përse ruhen Pusteci e Dropulli për identitet, por Klosi, Prrenjasi, Poliçani, Libohova jo? Cili është kriteri që përdor Partia Socialiste se nuk kuptohet? Sali Berisha: Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni...
Burimi:
syri.net