Berisha: Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës. Ajo është një rrugaçe e ligjit

Berisha: Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës. Ajo është një rrugaçe e ligjit

Lideri demokrat, Sali Berisha ashpërsoi akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe institucioneve të drejtësisë, duke deklaruar se strukturat që duhet të ishin shtyllat e shtetit ligjor janë shndërruar, sipas tij, në pjesë të një sistemi të kapur dhe të komprometuar. Duke iu referuar dokumenteve zyrtare dhe fakteve të bëra publike, Berisha e cilësoi Irena Gjokën si simbol të degradimit të drejtësisë, ndërsa akuzoi organet kushtetuese për fshehje, bashkëpunim dhe shkelje të hapur të ligjit, duke e konsideruar situatën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës në vend. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Tani t’u referohemi fakteve. Dokumente me apostile nga shteti grek, të cilat në konventat ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh, vërtetuan se Irena Gjoka është dy...