Berisha i vetëm në garë/ Referendumi për kryetar, PD i kërkon KQZ kuti dhe dhoma të fshehta
Partia Demokratike përmes një kërkese zyrtare drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka kërkuar pajisjen me materiale zgjedhore, në kuadër të ‘zgjedhjeve’ të 23 majit për kreun e kësaj force politike (ku Sali Berisha garon i vetëm). Në kërkesën e firmosur nga Sekretari Organizativ i PD-së, Ervin Minarolli dhe të protokolluar në KQZ më 6 maj 2026, PD ka kërkuar vënien në dispozicion të 30 kutive të votimit, 100 dhomave të fshehta dhe 700 vulave plastike sigurie për kutitë e votimit. Po ashtu, në kërkesën zyrtare theksohet se këto materiale janë të domosdoshme për garantimin e starndardeve zgjedhore, për integritetin e procesit dhe sigurimin e transparencës. Por kjo kërkesë duket jashtë realitetit, për shkak se Sali Berisha në zgjedhjet e 23 majit në PD është në...
Burimi:
sot.com.al