Berisha: Edi Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë

Berisha: Edi Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta masive që kanë përfshirë dhe diasporën. Duke bashkëbiseduar me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Edi Rama si shkaktar i kësaj krizë, duhet të largohet sa më parë. Berisha gjithashtu mohoi që qytetatrët që protestojnë kundër Ramës të jenë anti-amerikane, duke shtuar se ata thjesht kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Bashkëbisedimi: Joni D: Doktor, Rama e cilësoi protestën si anti-Trump sot dhe jo kundër qeverisë. Kur u bë kaq pro-trampist dhe a janë anti-amerikanë këta protestues? Sali Berisha: Në vlerësimin tim, në tërësi absolutisht nuk janë anti-amerikanë. Natyrisht në protestë, si në çdo protestë gjigante, i ke individë apo grupuskula të vogël, anti-ky, anti-ai, e...