Berisha: Dumani gënjeu për vilën, ish-kreu i SPAK i përfshirë në falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Do ta denoncoj

Berisha: Dumani gënjeu për vilën, ish-kreu i SPAK i përfshirë në falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Do ta denoncoj

Nga podiumi pranë Strukturës së Posaçme, ku paraqitet dy herë në muaj, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të mëparshëm të këtij institucioni, Altin Dumani. Ai e denoncoi publikisht Dumanin, duke pretenduar se është autor i një megaskandali për falsifikim dokumentesh, tjetërsim pronash dhe pastrim parash, duke nënvizuar se edhe procesi i vetting-ut ishte fiktiv. Bëhet fjalë për një shtëpi banimi, për të cilën Berisha pretendon se është legalizuar në shkelje të ligjit nga kryeministri Edi Rama, për të mbajtur peng Dumanin. “Dumani thoshte se ishte e ndërtuar, ishte kishë ku faleshin, dhe i bëheshin dhurata familjes së vjehrrit të tij. E kuptoni tani? Pra, në vitin 2004 toka ishte arë, sipërfaqe e lirë, në pronësi të qytetarit Gëzim Çullhaj. Për Altin Manekun,...