Berisha dënon sulmin me armë në darkën ku ishte Donald Trump: Akt horror, tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës

Berisha dënon sulmin me armë në darkën ku ishte Donald Trump: Akt horror, tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj sulmit me armë në Washington DC, në një darkë me gazetarët ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump. Lideri demokrat thekson se një person i armatosur ka depërtuar gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe ka hapur zjarr, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimi Sekret. Një agjent mbeti i plagosur, ndërsa nuk pati viktima mes të ftuarve. Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane. “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër,” shprehet Berisha në deklaratën e tij. Mbrëmë një person i...