Berisha bëhet nostalgjik për Enver Hoxhën, propozon votim me detyrim
Sali Berisha del në origjinë. Në fjalën e mbajtur në protestën e sotme, ai ka propozuar rikthimin e votimit me detyrim. Për këtë solli shembullin e pjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet në Hungari. Por, harroi që hungarezët dolën në votime për shkak të besueshmërisë që kishin te opozita hungareze. “Ka një mësim që ne shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe ishte pjesëmarrja masive mbi 80%. Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar dhe insistuar për ligjin për votimin me detyrim”, tha Berisha, duke u bërë nostalgjik për Enver Hoxhën dhe për kohën kur shqiptarët detyroheshin të paraqiteshin në votime në orën 5:00 të mëngjesit, përndryshe e pësonin keq./TemA
Burimi:
javanews.al