Berisha ankohet te Komisioni i Venecias për 11 majin: PS kishte 2700 herë më shumë para nga buxheti se PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias. Ai u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte një garë të drejtë, duke u shprehur se PS kishte 2700 herë më shumë para nga buxheti se PD. “Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë ardhur dhe ne ishim në një takim me ta, në të cilin kërkojmë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet dhe opinionet e tyre për ligjin e financimit të partive. Në këtë takim theksuam, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor. Konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje në rrafshin e financimit nga paratë...
Burimi:
top-channel.tv