Berisha akuza Ramës: Po organizon anti-miting në Vlorë për Zvërnecin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Partia Socialiste ka në plan të organizojë një tubim pro investimit të Zvërnecit të premten në Vlorë. “Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen. Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të. A ka akt më të turpshëm? Të marrësh nënpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anullojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve...
Burimi:
javanews.al